Smajl Latifi krijoi momentum të madh fitues në Klan – edhe sa debate kanë mbetur dhe a do ta kthejë Edon Cana rezultatin si Liverpooli më 2005?

Kryetari aktual, Smajl Latifi, ka arritur fitoren më bindëse të tij të kësaj fushate në debatin e zhvilluar në Klan Kosova.

Ai pati përballë Edon Canën i cili nga minuta e parë u hodh në sulm, por që ndryshe nga debatet paraprake, kësaj radhe hasi në rezistencën e perandorake të Smajl Latifit në shumë tema.

osa1

Latifi e sfidoi Canën në shumë tema duke mohuar kategorikisht ndërkohë që është nën hetime.

Por, edhe sa debate kanë mbetur dhe a do të kemi rikthim në pjesën e dytë nga Edon Cana, ashtu siç bëri Liverpooli në vitin 2005?

Të premtën nga ora 20:20 do të mbahet debati në RTK, gjithashtu në transmetim direkt.

Kurse, finalja e madhe është më 1 Tetor, debati me Jeta Xharrën, aty ku do të dihet pak a shumë kush sa vlen nga kandidatët.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.