Smajl Latifi “i pasigurt” në fitore pas kandidimit të deputetit Visar Korenica për kryetar

Kryetari aktual, Smajl Latifi, po tenton të bind elektoratin për të marrë dhe një mandat, të tretin e tij si kryetar i komunës së Rahovecit.

Sidoqoftë, kalkulimet për të fituar bindshëm qysh në raundin e parë, Smajlit ja ka prishur një njeri – deputeti Visar Korenica.

Teksa VV ishte në procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar të komunës së Rahovecit, në AAK situata sipas burimeve është monituar “nga afër”.

Një burim i afërt me subjektin e kryetarit Smajl Latifi, i ka thënë portalit Rahoveci24 se në AAK ishin bërë gati që të shpallin fitoren e të festojnë qysh tani, ende pa nisur fushata, nëse në garë nuk do të hynte Visar Korenica, i cili po ashtu deri në momentin e fundit ishte në pikëpyetje që të kandidojë për shumë arsye.

Me t’u shpallur kandidatura e Visar Korenicës dhe lista shumë e fuqishme e VV-së për asamble, Smajl Latifi sipas po këtyre burimeve ka ndezur alarmin në AAK dhe në strukturat e tij.

Tashmë në AAK janë prishur të gjitha llogaritë dhe Smajl Latifi gjithnjë e më shumë po bindet që do ta ketë të vështirë të fitojë edhe nëse mbetet në balotazh me Korenicën.

Në kalkulimet parazgjedhore të kryetarit Latifi prishin punë edhe Burim Krasniqi nga LDK dhe Xhafer Bytyqi si kandidat i pavarur, të dy këta kandidatë që pritet të lëkundin themelet e Smajl Latifit, e ndoshta edhe t’ia rrezikojnë balotazhin kryetarit aktual të Rahovecit.

Në AAK sipas burimeve situata është mjaft kritike sa i përket rezultatit zgjedhor dhe askush nuk e di si mund të përfundojë gara pas shpalljes së kandidaturës së Visar Korenicës nga VV, pasi fuqia institucionale e deputetit dhe raporti i afërt i tij me Qeverinë e kryesuar nga Albin Kurti pritet të ndikojë në elektorat.

Për këtë arsye, Smajl Latifi po tenton me sulmet ndaj Ministrisë së Bujqësisë që të prishë balancat e fuqishme të Visar Korenicës si deputet dhe si njeri i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Sidoqoftë, burimet i kanë thënë portalit Rahoveci24 se në AAK megjithatë janë shumë të përgatitur për fushatën si në nivel lokal ashtu edhe atë nacional, duke pasur tashmë këshillimin dhe përkrahjen e disa prej emrave më prominent të skenës së gazetarisë që gjenden fuqishëm prapa Smajl Latifit (emra të njohur për redaksinë) e që pritet të lobojnë për kryetarin aktual.

Gara për Rahovecin do të jetë një prej garave më të ngushta që nga palufta.

Kujtojmë se Smajl Latifi në zgjedhjet e fundit në vitin 2017 trimfoi vetëm në balotazh pas një gare të ashpër me Idriz Vehapin ku fitorja e Aleancës ndodhi për vetëm 200 vota më shumë për dallim nga profesori Idriz Vehapi.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.