Kryetari i komunës së Rahvoecit, Smajl Latifi, duket se është lodhur nga mos serioziteti i Albin Kurtit.
Sikurse çdo vit, kryeministri në largim, Albin Kurti, u vonua edhe në akademitë përkujtimore të këtij viti.
Në një prej tyre, shihet se si kryetari i komunës Smajl Latifi, i shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani, teksa ishte nëpritje të Kurtit, kërkon që akademia të nisë pa prezencën e tij.
Në një video që e ka parë Rahoveci24, Latifi shfaqet insistues, i nervozuar për vonesën 40 minutëshe të Albin Kurtit.
Me ta siguruar videon, do ta publikojmë, por vërtet Latifi meriton respekt, pasi ju kundërvu një njeriu që nuk respekton fare familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe të tjerë qytetarë prezent.
/Rahoveci24/


