Smajl Latifi i irrituar nga Kurti: Kryeministri braktisi plotësisht Rahovecin, vonohet edhe në përvjetore të masakrave

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se ai e ka lënë anash Rahovecin.

Kryetari i Rahovecit në një intervistë për T7 ku u fol për faktin se si komuna e Rahovecit doli e para me premtimet e realizuara, u pyet edhe për raportin me kryeministrin.

osa1

Ai tha se Qeveria e ka braktisur krejtësisht Rahovecin dhe deputetin e vetëm që e ka pasur, e ka përjashtuar, bëhet fjalë për Visar Korenicën.

Gazetari: A vjen ndonjëherë qeveria me ju pa? Nuk ka ndonjë ministër të Rahovecit, deputet po, ministër s’ka, apo jo?

Kryetari: Deputet ka, ministër nuk ka, bile as zëvendësministër! Rahoveci është braktisur nga qeveria Kurti edhe pse 49.5% të votave i ka marrë në Rahovec. Së fundmi z. Visar Korenicën, të vetmin deputet që e patëm e përjashtoi. Qeveria vjen ndonjëherë në Rahovec, shpesh pa paralajmërim te kryetari i komunës, sikur fare të mos ketë zot shtëpie. Kjo gjendje është në shpërputhje me praktikat e mira që i kanë aplikuar qeveritë e kaluara. Ndërkaq, Kryeministri i Repubikës së Kosovës z, Kurti, në komunë ka ardhur vetëm një herë dhe atë në qeverinë Kurti 1, gjatë pandemisë. Kryeministri ka qenë në Rahovec në ndonjë përvjetor të masakrave, përkunder kësaj është vonuar mbi 1,5 orë dhe për shkak të ndjeshmërisë dhe respektit ndaj familjarëve, ne e pritnim. Kurti vonohet edhe në përvjetore të masakrave, nuk di çka të them tjetër!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.