Edhe pse ende pa mundur të nisë zyrtarisht fushatën për balotazh, për shkak të vonesave procedurale dhe pritjes së kundërshtarit, Smajl Latifi po e kalon këtë periudhë me qetësi dhe reflektim.
Në një mëngjes me diell, ai është parë duke shijuar një kafe me babain e tij – një moment njerëzor e simbolik që tregon lidhjen e fortë familjare dhe qetësinë e një njeriu me përvojë në politikë.
Në prag të një garë të re për drejtimin e komunës, Latifi duket i vendosur, por edhe i qetë, duke ruajtur një frymë modestie e respekti që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij.


