Smajl Latifi flet për qeverisjen në Rahovec dhe ankesat ndaj tij për borxhe

Kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, ka folur në një intervistë për Rahoveci24 rreth dy viteve të fundit të qeverisjes në Rahovec.

I pyetur si e vlerëson ai qeverisjen në Rahovec, Smajl Latifi thotë se ajo është pa gjak dhe pa energji për punë.

Ai flet edhe për justifikimet për borxhet ndaj tij dhe se a ka pasur progres sipas tij.

Intervista (pjesa për Rahovecin):

Rahoveci24: Kanë kaluar dy vite qeverisje komunale, si i vlerësoni ju këto dy vite për Rahovecin?
Smajl Latifi: Qeverisje e dobët, pa gjak, jo zhvillimore, me mungesë energjie dhe pa platformë qeverisëse. Komuna e Rahovecit me këtë qeverisje s’arriti të sigurojë mbështetje financiare as nga qeveria dhe as nga donatorët e jashtëm. Kjo është e dhimbshme dhe shqetësuese për qytetarët e Rahovecit.

Rahoveci24:Keni qenë shpesh i përmendur nga udhëheqësit aktual komunalë. Madje keni qenë pjesë e arsyetimeve të tyre, duke thënë se pengesë për kryerjen e projekteve kanë qenë borxhet që ju i keni lënë prapa. Si i komentoni këto kritika që vazhdojnë kundër jush?
Smajl Latifi: Justifikimet në fillim edhe kanë njëfarë shpjegimi, por të vazhdosh ankesat dhe vajtimet edhe pas dy vitesh qeverisjeje, vërtet reflektojnë joseriozitetin, shtrembërimin e së vërtetës e cila dihet, mungesën e vizionit, tendencën e vazhdueshme të Kryetarit aktual për t’i fshehur ngecjet dhe dështimet evidente, por sigurisht edhe paaftësinë e kësaj qeverie për t’u përballur me sfidat që ka qeverisja komunale. Janë të habitshme, sigurisht edhe të pabaza kritikat ndaj meje të cilave ka kohë që ju ka dalë boja dhe nuk ju besojnë më qytetarët normalë.

Rahoveci24: Ku mendoni se ka pasur zhvillim, dhe ku ka pasur ngecje më së shumti në Rahovec?
Smajl Latifi:2. Le të flasin vetë qytetarët nëse ka pasur zhvillim dhe progres. Nuk dëshiroj të jem subjektiv, por po shoh ngecje, dështime dhe s’shoh ndonjë risi. Përkundrazi. Nuk është e tepërt të thuhet, se ka vendnumërim ose në disa rrafshe edhe kthim prapa. Disciplina ka rënë për toke, efikasiteti i shërbimeve është zbehur, plot premtime të pambajtura etj.

Intervista vazhdon me pytje dhe tema tjera… qëndroni me ne gjatë ditës !

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.