Smajl Latifi emëron dy drejtorë të rinj, Afrim Oruqi dhe Rumir Zhuniqi (Foto)

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, po kompleton kabinetin e tij qeverisës.

Kryetari i komunës ka emëruar në në postin e drejtorit të drejtorisë për Urbanizëm, Rumir Zhuniqin.

Afrim Oruqi nga ana tjetër është emëruar drejtor i drejtorisë për Gjeodezi dhe ai është drejtor nga radhët  Nisma për Kosovën.

Këto emërime të Latifit vijnë në kohën kur ende nuk është konfirmuar një koalicion i munshëm.

Ditë më parë oferta e Latifit për bashkëqeverisje me PDK-në është refuzuar nga kjo parti. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.