Smajl Latifi ka emëruar drejtoreshën e re të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Ajo është Besmire Bytyçi që deri tash ishte në rolin e asamblistes.
Drejtoresha e re e mori pozitën pasi ajo ishte vakante një kohë të gjatë kur u largua në mërgim Kujtim Dina.
Postimi i plotë i Latifit:
Sot, kam emëruar drejtore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, znjsh. Besmire Bytyçin!
Besmirja ka përfunduar studimet në drejtimin Juridik në Universitetin “UKSHIN HOTI” të Prizrenit. Poashtu, ajo ka përvojë të pasur politike, si anëtare e KK Rahovec (mandati i dytë), ku ka treguar rezultate konkrete në vazhdimësi dhe është vlerësuar në mënyrën më të mirë për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve.
Emërimi i grave profesioniste e me vlera në pozita udhëheqëse ka qenë një nga premtimet e mia të fushatës, të cilin do ta mbajmë.
Urime, Besmire!
Na priftë e mbara!