Është emëruar drejtori i ri në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Kryetari Smajl Latifi e ka emëruar Albnor Mullabazin në këtë pozitë.
Drejtori i sapoemëruar Mullabazi ka thënë se është i vetëdijshëm për rëndësinë dhe peshën e përgjegjësisë që e mban mbi supe me marrjen e kësaj pozite.
Ai ka shkruar:
Sot, unë pranova një detyrë dhe përgjegjësi të re, si Drejtor në Drejtorin për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Jam i vetëdijshëm për rëndësinë dhe peshën e përgjegjësisë që e kam mbi supe.
Falënderoj Kryetarin Z. Smajl Latifi, për besimin e dhënë dhe zotohem se do të përpiqem që me gjithë potencialin tim të angazhohem për menaxhimin sa më të mirë të kësaj drejtorie!
Na priftë e mbara!