Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur “dilema” apo në rastin më të keq mund të thuhet se nuk mirëpriti aprovimin e kërkesës nga qytetarët e Rahovecit nga Qeveria e Kosovës për ndryshim-plotësimin e ligjit për noterinë që sjell noterin në Rahovec një noter për t kryer nevojat e qytetarëve dhe bujqve.
Ishte deputeti Visar Korenica ai që kohë më parë u zotua para qytetarëve të Rahovecit se do të kërkojë ndryshim-plotësimin e ligjit që të gjendet zgjidhje që sjell noterin në Rahovec së paku një ditë apo dy ditë gjatë javës, pasi procesi gjyqësor për zgjedhjen e noterëve të rinj po shkon në pafundësi.
E kjo kërkesë ishte aprovuar nga Qeveria Kurti, pasi ishte mbështetur nga ministrja Albulena Haxhiu dhe ministria që ajo drejton, për këtë zgjidhje të përkohshme.
Në një reagim të shpejtë, në vend që të mirëpresë një hap të tillë nga Qeveria e Kosovës, kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka ironizuar me këtë gjë, madje e ka quajtur “njëfarë zgjidhje”.
Kujtojmë se ishte pikërisht Smajl Latifi ai që shfrytëzoi bujqit e pafajshëm, vetëm e vetëm për të goditur kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë, gjë që tani më nuk mund ta bëj.
Postimi i plotë skandaloz i Smajl Latifit për noterinë:
