Ata morën pjesë për herë të parë në garën zgjedhore – por në fund u treguan përcaktues që AAK të ketë rritje në qytet nëse krahasohet me zgjedhjet nacionale.
Mentor Veliu dhe Fitim Haxhimustafa janë dy personalitete që janë treguar vendimtarë që të frenohet rënia e mëtutjeshme e votave të Smajl Latifit, pasi AAK mori mbi 1400 vota, vetëm 100 vota më pak se PDK në qytet – ani pse Smajl Latifi udhëheq tash e një dekadë me Rahovecin dhe amortizimi është i pritur.
Kur dihet se në zgjedhjet nacionale subjekti mezi arriti te 900 vota, lirisht mund të thuhet se prurja e emrave të rinj të cilët ishin shumë aktiv në terren gjatë gjithë fushatës, Mentor Veliu dhe Fitim Haxhimustafa, u treguan vendimtar që AAK të del faqebardhë në qytet.
AAK doli mirë edhe te votat për Kuvend Komunal ku sipas informacioneve të Rahoveci24 do të ketë 11 ulëse, e ku dy prej tyre pritet të jenë emrat e lartpërmendur – pavarësisht se mungojnë konfirmimet fillestare zyrtare.
Mentor Veliu dhe Fitim Haxhimustafa pritet të jenë vendimtar edhe në balotazh, ndaj cilës do parti që AAK do të garojë.
/Rahoveci24/


