SkuUzZa dhe Di0nii rikthehen në aksion, AVOID fillon sot kualifikimet në XP Game Fest

Ekipi Avoid me dy djem të Rahovecit në përbërje, Shaip “SkuUzZa” Hoxha dhe Dion “Di0nii” Morina rikthehet sot në aksion pas aventurës në kampionatin shtetëror në eSports.

Ky është rikthim tjetër i madh i superyllit rahovecian në CS2, SkuUzAa i cili bashkë me Di0niin do të tentojnë të kualifikohen në finalet e XP Game Fest, aty ku janë emra të njohur të skenës vendore e ndërkombëtare.

640x74

Në rast të triumfit të komplet garës pra vendit të parë, Avoid fiton 5 mijë euro, kurse edhe për vendet tjera ka shpërblime, por më të vogla.

Shorti tërhiqet nga ora 16:45 deri ora 17:55, kurse ndeshjet e para zhvillohen nga ora 18:00.

Për më shumë informata do të njoftoheni në faqen XportalEsports në Facebook.

Kurse linku për t’i shikuar ndeshjet e AVOID dhe yllit SkuUzZa pas orës 18:00 është ky: https://www.twitch.tv/skuuzza

Rahoveci24 do t’iu mbajë të informuar në rast se ekipi kualifikohet në finale, ndërkaq kualifikimet janë me sistem eliminimi direkt.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.