Skaudrat e Rahovecit në hendboll dhe në basketboll kanë pasur start fantastik.
Gjegjësisht KH Rahoveci i ka të gjitha fitore në Superligën e hendbollit duke cementuar pozitën e vet në vendin e parë.
Në formë absolutisht fantastike është Grapeland Rahoveci, skuadra e basketbollit që po e kthen Rahovecin në Superligë me lojën e bukur.
Të udhëhequr nga Bardh Rexha dhe Kujtim Ujkani, Grapeland Rahoveci po tergojnë se po e shkelin çdoi kundërshtar me fitore mbi 20 pikë në çdo takim.
Ndeshja e radhës do të jetë test i madh ndaj KB Kosovarit nga Fushë Kosova me shumë lojtarë kualitativ, andaj duhet përkrahja e shikuesve.
Pra, përkundër shumë telasheve në operim, sidomos ato financiare, dy klubet mbeten të pamposhtura dhe po bëjnë krenarë Rahovecin.
/Rahoveci24/


