Skitari nga Rahoveci do të përfaqësojë Kosovën në “2018 Winter Olympics”

Besnik Sokoli nga Rahoveci i cili jeton në Brooklyn, New York, është duke ushtruar shumë çdo ditë sepse synon të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore e 13-të, “2018 Winter Olympics”, e cila do të mbahet në PyeongChang, Korenë Veriore, ose ndryshe njihet me emrin PyeongChang 2018.

Sokoli me skijim merret që kur ishte 3 vjeç dhe skijimin e ka pasur vetëm si hobi, ndërsa vetëm para 6 muaj ai e ka zbuluar talentin e tij për këtë sport, shkruan WSJ, transmeton Koha.net. Ai e ka marrë këtë sport me seriozitet dhe falë aftësisë natyrore atletike të tij, ai në emër të Kosovës, ka fituar garën e PyeongChang, në Korenë Veriore, në muajin shkurt.

640x74

Gjithashtu, ai ka fituar afër vendeve të para në një seri garash në Bregun Lindor këtë dimër dhe aktualisht po garon në garat ndërkombëtare në Afrikën Jugore, Kili dhe Argjentinë, në mënyrë që të fitojë pikë për kualifikimet olimpike.

Image

Këtë pranverë, Sokoli zbuloi se mund të kualifikohet për Olimpiadën vetëm duke hyrë në garat që i shpërndanë pikët FIS-i (Federata Ndërkombëtare e Skijimit). Konkurrentët mund të fillojnë me 990 pikë dhe mund ta zvogëlojnë këtë shifër sa më mirë që skijojnë. Sokoli, duhet të arrijë rreth 130 pikë deri në janar kur do të garojë në Korenë e Jugut.

Ai ka thirrur Federatën Skitare të Kosovës dhe pastaj ajo e ka futur në një ekip të vogël kombëtar dhe e miratoi hyrjen e tij në garat kualifikuese olimpike. Nëse ia arrin, federata i ka premtuar Sokolit një kostum për gara, një helmet dhe një kapelë dhe xhaketë për ceremoninë e hapjes. Ndoshta edhe një palë skie.

“Fatkeqësisht, ne nuk kemi shumë pajisje për t’i dhënë atij”, ka thënë për “The Wall Street Journal” Selim Maloku, sekretari i përgjithshëm i Federatës Skitare të Kosovës. “Shteti ynë nuk po ecën mirë ekonomikisht”.

Image

Besnik Sokoli në muajin prill ka udhëtuar për në Norvegji, për të marrë pjesë në garën e tij të parë kualifikuese. Sigurisht, edhe aty Sokoli ka ngazëllyer. Ai ka nisur garën me 990 pikë në slalomin e madh dhe nga aty ai ka dalë me 375.5 pikë.

Të premten e kaluar, po ashtu, ai ka marrë pjesë edhe në garën në Afrikën Jugore ku ka përfunduar i 44-ti nga 56 pjesëmarrësit dhe FIS pikët i ka zvogëluar në 258.74.

“Jam i sigurt 100 për qind se do t’ia dalë të marrë pjesë në Olimpiadë”, ka thënë Sokoli.

Besnik Sokoli është i martuar dhe ka dy djem dhe një vajzë.

Image

© KOHA

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.