Tifo grupi nga Rahoveci, Ultras Vreshtarët, janë shfaqur para Park Plazës për një protestë simbolike për të kërkuar palestrën para arritjes së kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Financave, Avdullah Hoti.
Rahoveci24 mëson nga burime të sigurta se me të marrë vesh se Ultras Vreshtarët po bëhen gati për një protestë, ishte Isa Mustafa ai që ka kërkuar mobilizim të degës në Rahovec për të mos lejuar këtë protestë me çdo çmim, në të kundërtën ai nuk do të vijë në Rahovec.
Kështu policia e Kosovës me urdhër të prerë nga zyrtarët e lartë qeveritar po ekzekuton urhdërat e tyre duke mos lejuar këtë protestë simbolike të Ultras Vreshtarëve.
Pakënaqësia te qytetarët është rritur tej mase në qeverinë e Kosovës, sidomos në zyrtarët relevant të cilët nuk po e përfundojnë palestrën e shumëkërkuar nga qytetarët dhe tifozët e qytetit.
/Rahoveci24/