Sipas informacioneve që posedon AsistiOnline, Ponte Prizreni me shumë gjasa mund ta rikthejë në ekip për stinorin që po vjen, basketbollistin malazez, Ivan Koljeviq.
Ky i fundit që luan prej dy sezonesh në basketbollin e Kosovës, ka treguar një lojë fantastike fillimisht te Trepça, pastaj te Ponte Prizreni e së fundmi edhe te Rahoveci edhe pse ishte larguar në formë kontraverse nga ekipet.
Të kujtojmë se Koljeviq ka përvojë të madhe, përfshirë edhe Euroligë, gjersa ka luajtur në top-klube evropiane si: Olimpiakos(Greqi), Bilbao(Spanjë), Lietuvos Rytas(Lituani), Buduçnost(Mal i Zi), Trikala(Greqi), Polpharma(Poloni), Khimki Yuzhny(Rusi) e shumë skuadra të tjera.