Skandaloze – KB Rahoveci del kundër tifozëve, konfirmon largimin e Spaqit

KB Rahoveci ka lansuar një komunikatë zyrtare për media ku ka dalë kundër vullnetit të tifozëve dhe gjithë qytetiti për të mos vazhduar bashkëpunimin me Valentin Spaqit.

Një valë të fuqishme reagimesh ekzistuan pas spekulimeve se klubi nuk dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me klubin.

Madje tifozët “Vreshtarët” paralajmëruan bojkot të të gjitha ndeshjeve të KB Rahovecit në Superligë, sidomos në ndeshjet ndaj Pejës dhe Prishtinës.

Megjithatë, të gjithë këto zëra nuk ndikuan aspak te kryesia e klubit të KB Rahoevcit, që kanë lansuar një komunikatë ku kanë konfirmuar largimin e Valentin Spaqit.

Spaqi largohet nga klubi në sezonin e parë të klubit në histori në Superligë, aty ku vet Spaqi e dërgoi klubin me ekipin e tij përplot lojtarë modest e ku morën pjesë shumë lojtarë vendorë.

Komunikata e plotë e KB Rahovecit:

Klubi Basketbollit Rahoveci dëshiron të informoj opinionin publik, se nuk është arritur marrveshje mes klubit dhe trajnerit Valetin Spaqi, për vazhdimin e bashkëpunimit.

Te dyja palët pas diskutimeve janë pajtuar që të mos vazhdojnë kontratën e bashkëpunimit. Kryesia e KB Rahoveci, falënderon trajnerin Valetin Spaqi për gjithë punën e tij që ka bërë me klubin e që ka rezultuar edhe më hyrjen në histori, inkuadrimi në Superligë. Roli i trajnerit Spaqi dhe emri i tij në klubin tonë por edhe nga tërë Komuna e Rahovecit do të mbetet i shkruar në histori dhe nuk do të harrohet asnjëherë. Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci i dëshiron suksese të mëtutjeshme ku do që Valentin Spaqi, vazhdon karrierën e trajnerit në basketboll. Ndërkohë kryesia e klubit në mbledhjen e fundit ka analizuar edhe shqetësimet e shprehura nga lojtari i 6-të që janë tifozët konkretisht “Vreshtarët”, të cilët për asnjë moment nuk e kanë lënë skuadrën vetëm dhe kanë një rol të rëndësishëm në këtë sukses historik të klubit tonë.

Kryesia e KB Rahoveci dëshiron të siguroi “Vreshtarët” dhe gjithë fansat që përkrahin klubin se gjendja në skuadër është jashtëzakonisht e mirë derisa përgatitjet për sezonin e ri në Superligë kanë filluar që një kohë të gjatë. KB Rahoveci pret dhe kërkon nga gjithë fansat që të vazhdojnë të përkrahin klubin në elitën e skuadrave më të mira kosovare, pasi fansat i konsideron si faktorin kyç drejtë sukseseve të ardhshme. Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci është në bisedime me trajnerin e ri i cili do të zyrtarizohet brenda disa ditësh dhe do të marrë drejtimin e skuadrës për përgatitjet për Superligë. Në të njëjtën kohë kryesia është e angazhuar që në skuadër të sjell përforcime të reja të nevojshme në mënyrë që të garojmë në nivelet e klubeve elitare në Kosovë.

Në fund Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci, falënderon të gjithë për përkrahjen dhe njëkohësisht kërkon që ky angazhim dhe përkrahje ndaj skuadrës së zemrës të vazhdojë edhe më tutje. Historinë e kemi shkruar së bashku dhe do të vazhdojmë ta shkruajmë së bashku.
Forca Rahovecii……

Rahovec
07.07.2016

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.