SKANDALOZE: Federata anon kah Flamurtari, Bajram Krendali suspendohet dy vjet nga futbolli (Video)

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka treguar edhe një herë se është një institucion i manipuluar fund e krye, pasi ka mbajtur anën e ekipit manipulator, Flamurtarit, që në bashkëpunim me gjyqtarin fiksuan ndeshjen, ku goli i fitores u shënua me portierin Haxhihamza i cili ishte rëndë i lënduar në fushë. Kjo gjë nxiti protestën e kapitenit, Bajram Krendali, i cili dha mish e shpirt për klubin dhe u sakrifikua pasi tash ka marrë dënim prej 2 vjet nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Federata me anë të një vendimi të nxjerrë nga komisioni disiplinor, ka paralajmëruar dënim edhe për KF Rahovecin deri në kompletim të lëndës.

Tash për tash pos Bajram Krendalit, janë dënuar edhe Sinan Shala me katër ndeshje suspendim, Egzon Shtavica (Xaki) me katër ndeshje moslojë dhe drejtori sportiv Burim Dula, me plot ni vjet ndalim të ushtrimit të secilit aktivitet.

Fedrata i ka dhënë kohë KF Rahovecit dhe të dënuarve që të apelojnë vendimin deri më 7 nëntor.

Ky vendim është një tjetër skandal në futbollin kosovar, ku lidhjet mafioze të KF Flamurtarit me referët dhe federatën u shpalosën në ndeshjen në Rahovec, ku u fiksua goli i shënuar në mënyrë të parregullt. Gjyqtari anësor ngriti flamurin për faul, por kryesori Besnik Batalli nga Gjakova i marrur vesh me Flamurtarin vazhdoi lojën teksa në tokë i lënduar ishte Haxhihamza, e madje përkundër faktit se në UEFA dhe FIFA kur lojtari është i lënduar nuk dueht të vazhdojë loja, ai lejoi të vazhdohej dhe pranoi golin kur porta ishtë zbrazët.

Ky skandal do ta hendikepojë në masë të madhe KF Rahovecin, pasi që pa Bajram Krendalin, shpirtin e ekipit, dhe shtyllën e mbrojtjes, vështirë do të jetë pjesa e mbetur e sezonit, teksa pritet që të kërkohet rikthimi i legjendarit Muhamed Shehu që të ndihmojë klubin e zemrës, ashtu sikurse të legjendarëve tjerë, pasi klubi ka nevojë për ndihmë mnë momentin e duhur.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.