Shoqata e cila do të duhej të njihej për veprimtarinë edukative e humane, vazhdon me karakterin e deformuar në një shoqatë të korrupsionit, keqtrajtimit njerëzor dhe së fundmi edhe gënjeshtrës.
Kësisoj, drejtoresha e kësaj shoqate, Adelina Paçarizi, e cila njihet për lidhjet e saj me pushtetin ku me këtë shoqatë operon si patericë e pushtetit, ka shfrytëzuar faqen e shoqatës për të goditur portalin për rrenën e saj.
Portali Rahoveci24 duke u bazuar nga vet mesazhi i drejtoreshës Paçarizi ka publikuar lajmin se është kidnapuar një fëmijë dhe se është bërë thirrje për prindërit që të kenë kujdes. Këtë mesazh, drejtoresha e dërgoi te stafi i vet dhe përfundoi në dorën e portalit.
Tashmë drejtoresha në vend se të kërkojë falje për mesazhin e saj që ngriti panikë, ka zgjedhur të sulmojë portalin dhe të terrorizojë stafin e saj për zbulimin e mesazhit të saj.
Burime të Rahoveci24 bëjnë të ditur se drejtoresha ka marrë në pyetje gjithë stafin e shoqatës, duke tentuar që të gjejë se kush ja ka zbuluar gënjeshtrën në publik.
Kujtojmë se shoqata “Hareja” ndër vite ka operuar si patericë e pushtetit të Smajl Latifit dhe ka shërbyer si vatër e korrupsionit me punësime dhe zhvatje të fondeve.
/Rahoveci24/



