Situatë e vështirë në Qendrën e Vaksinimit në Rahovec

Në Rahovec po vazhdon të jetë e rëndë gjendje në Qendrën e Vaksinimit.

Për dallim nga java e kaluar, gjatë të hënës janë raportuar pritje deri në tri orë.

Procesi i cili po shkon mjaft ngadalë përkundër përpjekjeve të stafit nuk po arrin dot që të përmbushë kërkesat e intersimit të madh.

Andaj, të hënën është thirrë edhe policia që të mbajë rendin në qendrën e vaksinimit për shkak të tensionit të madh mes atyre që prisnin në radhë për t’u vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë urgjent masa që të ndihmojë stafin në Qendrën e Vaksinimit në Rahovec për të realizuar me efikasitet të plotë procesin e vaksinimit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.