Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari z.Xhemali Haxhimustafa, u mbajt mbledhja e parë për vitin 2016, e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku u raportua dhe u shqyrtua situata e sigurisë në komunën e Rahovecit gjatë vitit 2015.
Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi në fjalën e tij të mbajtur sot, në mbledhjen e KKSB-së, tha se situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Rahovecit është e qetë dhe stabile dhe kjo është falë bashkëpunimit të mirë të Komunës me Policinë dhe institucioneve të tjera që janë përgjegjëse për sigurinë.
Bekim Vuçitërna, zv. komandant i Stacionit Policor në Rahovec, raportoj për situatën e sigurisë për vitin 2015, dhe tha se situata e sigurisë paraqitet normale, njësiti Policisë në Rahovec. ka arritur që të realizoj shumicën e objektivave të parapara sipas planit të punës. Si objektiv kemi pasur mbrojtjen e rendit publik, mbrojtjen e pronave, si publike ashtu edhe private, parandalimin e krimeve dhe të korrupsionit, ngritjen e nivelit të tolerancës ndëretnike dhe të bashkëjetesës.
Gjatë punës kemi pasur bashkëpunim të ngushtë me institucionet komunale, shkollore dhe institucione qendrore. Kemi parandaluar shumë dukuri negative duke bashkëpunuar edhe me institucione dhe organizata tjera që veprojnë në komunë.
Ymer Fazliu, përfaqësues i mediave në KKSB, falënderoi z. Bekim Vuçitërna, zv. komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, për raportin dhe për bashkëpunimin e mirë me drejtorët e shkollave. Pasi që kohë pas kohe, ka patrulla nga ane Policisë afër shkollave dhe nga kjo mund të them se situata e sigurisë është mjaftë e mirë.