Sinan Kryeziu pasi PDK votoi buxhetin: Sot kjo parti u fejua me AAK-në

Asamblisti i VV-së, Sinan Kryeziu, kishte kritika të mëdha për buxhetin e propozuar nga AAK dhe i cili u votua në Kuvendin Komunal falë votave të PDK-së, ani pse AAK s’ka koalicion me këtë parti.

Fuqia e Smajl Latifit dhe kontrolli mbi partitë tjera erdhi në pah të premtën në seancën e buxhetit, kur ai siguroi votat e asamblistëve të PDK-së për të votuar buxhetin e komunës së Rahovecit.

Kjo nuk kaloi mirë te subjektet opozitare të tjera, pasi lëvizja e PDK-së u kritikua. E këta të fundit heshtën, në mesin e shumë përçarjeve brenda partisë së tyre dhe me kryetarin e degës së tyre të interesuar për t’u bashkuar me AAK-në në nivel qëndror për të luftuar kundër Albin Kurtit.

Sinan Kryeziu adresoi kritika për borxhet, teksa votën e PDK-së pro e konsideroi fejesë të tyre me AAK-në, para martesës, duke aluduar kështu në një koalicion të mundshëm që mund të vijë shumë shpejt mes këtyre dy partive në komunën e Rahovecit.

Video e plotë nga fjalimi i Sinan Kryeziut në Kuvendin e Komunës së Rahovecit gjatë seancës për buxhetin:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.