Sinan Kadiri i entuziazmuar pas asistimit të parë

Për Prishtinën sot u angazhua në pjesën e dytë nga minuta e 83-të edhe i riu 19-vjeç, Sinan Kadiri. Pas 6 minutash lojë, si me dorë, nga e djathta harkoi fuqishëm dhe saktë për realizuesin më të mirë të skuadrës, Leotrim Kryeziu duke shpëtuar skuadrën nga humbja e pamerituar.

I riu Kadiri, është pjesë e FC Prishtina nga edicioni i kaluar kur ishte transferuar nga Rahoveci, ndërsa pati edhe dy paraqitje në stinorin pranveror të edicionit të kaluar, ndërsa ishte titullar i padiskutuar i skuadrës U21 dhe kampion i Kosovës në edicionin 2023/24.

osa1

Sinan Kadiri: I lumtur me debutimin për këtë sezon, edhe më i lumtur për asistimin tim të parë

“Fillimisht shumë i lumtur me debutimin për këtë sezon dhe padyshim edhe më i lumtur për asistimin tim të parë e që i doli ndihmë skuadrës duke i siguruar një pikë ekipit, ndërsa dhe me pak fat mund të dilnim edhe me tre pikë. Besoj shumë në këtë grup bashklojtarësh dhe shpresoj herëve tjera me rezultate pozitive”.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.