Si u votuan kandidatët e AAK-së në Rahovec?

AAK-ja doli e katërta në nivel nacional dhe e dyta në Rahovec në zgjedhjet e mbajtura më 14 Shkurt.

Kjo ndodhi pavarësisht performancës së mirë në fushatë të kandidatëve të AAK-së.

Berat Duraku del të jetë më i votuari nga kandidatët e kësaj partie në Rahovec me 3626 vota.

Më pas është Fatmir Iska me 2704 vota, pasuar nga Bjondina Kleqka me 2243 vota.

Ndërkaq, i katërti më i votuar nga kjo parti ishte Mahmut Morina me 2 mijë vota.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.