Si ra në pritë Kadri Veseli në Rahovec gjatë luftës dhe si i bleu nënës së bashkëluftëtarit çokollata

Në muajt e parë të luftës, Kadri Veseli me një grup shokësh, pikërisht në Rahovec, ranë në një pritë serbe. Prita është gjithnjë e papritur. Luftëtarët morën qëndrimin e tyre dhe iu përgjigjën policisë serbe. Për disa minuta kishte krisma pafund armësh dhe pastaj gjithçka u qetësua.

Nuk kishte të dëmtuar. Aty afër ishte një dyqan i vogël ushqimor, i bërë gjithë vrima nga plumbat e një dite tjetër. Kadriu u fut brenda dhe bleu disa çokolata. Bashkëushtari i tij e pyeti se çfarë i duhen, pikërisht tani, kur sapo shpëtuan nga prita.

Kadriu iu përgjigj:

-E njeh nanën e Lahi Brahimit? E kemi lodhë nanën, tash e parë në shtëpinë e saj, shtro e mbulo, e kurrë një herë nuk i çuam një diçka të vogël. Është nanë dhe e bën me shpirt, por mendova një herë t’i çojmë diçka të ëmbël… dhe qeshi, sikur të kishte plotësuar një dëshirë të herëshme.

Kujtojmë se Veseli ka qenë një nga themeluesit e UÇK-së, ndërkaq që nga nëntori ai ndodhet në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte së bashku me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.