Si erdhi deri te zjarri dhe a po sanohen dëmet, flet Munib Durguti (Video)

Drejtori i drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Rahovecit, në një prononcim për Rahoveci24 ka treguar për zjarrin që ka ndodhur në ambulantë.

Rahoveci24 ka raportuar në mënyrë ekskluzive me video dhe foto se një zjarr kishte përfshirë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Dhe Munib Durguti është njeriu përgjegjës për shëndetësinë, e ai vet thotë se janë marrë të gjitha masat për sanimin e dëmeve.

“Deri te zjarri në trafon brenda QKMF-së sipas përfaqësuesve të KEDS-it, ka ardhur për shkak të kabllove të vjetruara, ndërsa do të marrim një konstatik më të sakt të gjendjes gjatë të martës”.

“Ne do të kemi një takim me udhëheqësin e KEDS-it për të kuptuar në hollësi për shkakun e kësaj që ka ndodhur si dhe për të bërë përpjekjet që sa më parë të riparohet trafoja ngase përveç objektit të urgjencës për të cilën kemi gjetur zgjidhje të përkohshme, qendra kryesore e mjekësisë familjare dhe objektet tjera përcjelljëse kanë mbetur pa energji elektrike”.

“Ne shpresojmë që nesër gjatë të martës do të rregullohet gjendja”, shprehet Durguti për Rahoveci24. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.