Shumë zhurmë dhe mbi 20 mijë euro për asgjë – rrena me premtimin për Sheshin e Qytetit

Janë shpenzuar mbi 12 mijë euro për projektet ideore të Sheshit Qëndror të Qytetit.

Pompozitet mediatik sa më s’ka, u tha se “ky është sheshi që i nevojitet” Rahovecit.

640x74

Megjithatë, asnjëherë su bë plani detal dhe tenderi u hap, vetëm për t’u anuluar pak kohë më vonë nga kryetari i komunës Smajl Latifi.

Propaganda me sheshin se do të bëhet u arrit, derisa në debatin në Kanal 10 ishte Visar Korenica ai që shpalosi dokumentin për anulimin e tenderit të Sheshit të Qëndror të Qytetit.

Kështu, Smajl Latifi konfirmoi se nuk do ta bëjë sheshin edhe nëse i fiton zgjedhjet, pasi nuk ka as Projekt Detal për këtë, por vetëm plan idejor.

“Sheshi që e meriton Rahoveci”, kështu shkroi drejtori i Urbanizmit, Rumir Zhuniqi, në postimin e tij në Facebook. Ditë më parë u konfirmua anulimi i tenderit të “sheshit që meriton” Rahoveci.

Në përzgjedhjen e planit fitues, projektit idejor, pati një organizim me pompozitet të pa parë mediatik, natyrisht për punë fushate.

U shpenzuan 12 mijë euro për tri vendet e para, ku fituesi pati kontestime të mëdha nga qytetarët e komunës së Rahovecit mbi idenë si duhet të ndërtohet sheshi.

Por, tash këto 12 mijë euro dhe të tjera mijëra euro që çojnë totalin në mbi 20 mijë euro në organizimin e garës ndërkombëtare për projektin idejor ishte vetëm një spektakël i mrekullueshëm për t’u hedhur sy qytetarëve të komunë së Rahovecit, pasi tenderi ishte anuluar.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.