Qeveria e Kosovës pasi la pa bukë ushtarët e Kosovës, tash do t’i lë pa bukë edhe një numër të madh vreshtarësh në sezon dimëror.
Burime të sigurta të Rahoveci24 konfirmojnë se çdo i treti Vreshtar nuk ka marrë subvencione.
Nuk dihet se si po menaxhohet ky proces, por premtimi ishte që shumë më herët të realizoheshin pagesat direkte, pasi që aplikimi u bë shumë kohë më herët.
Nga Drejtoria e Bujqësisë nuk ka pasur ndonjë reagim në këtë drejtim gjithashtu, por ky proces besohet se tash ka mbetur krejtësisht në dorën e Ministrisë së Bujqësisë, që drejtohet nga Faton Peci.
Njëjtë “qurranin për natën e Bajramit” Faton Peci e kishte lënë edhe me Festën e Vjeljes së Rrushit, ku për një fjalim e pjesëmarrje elektorale vendosi të përkrahte me mjete festivalin krejt në momentet e fundit.
Kujtojmë se Rahoveci24 kishte raportuar kohë më parë që Faton Peci kishte trashur xhepat e vet dhe të miqve të tij, pronarëve të verarive, pasi kishte rritur 100% subvencionet për çdo litër verë të prodhuar, nga 4 cent në 8 cent, e Vreshtarët i la me gishta në gojë – ani pse vera prodhohet nga rrushi i vreshtarëve.
/Rahoveci24/


