Kenan Haxhihamza pritet të mbetet portier i lirë dhe të largohet nga Dukagjini i Klinës pas tre viteve në stadiumin ’18 qershori’.
Portieri rahovecian është një nga më të mirët në Kosovë pa pikë dyshimi dhe jo rastësisht u grumbullua edhe nga Kombëtarja vitin e kaluar.
Gazeta Olle mëson se Haxhihamza ka mbetur pa kontratë dhe pritet të largohet nga Dukagjini i Klinës.
Një portier i nivelit të lartë i lirë në treg? Ky është një super lajm për shumë skuadra të Superligës që kanë nevojë për ta blinduar portën.
Haxhihamza edhe vitin e kaluar kishte oferta nga Shqipëria dhe Kroacia, por vendosi të mbetet në Klinë shkaku i kontratës që e lidhte me skuadrën e gjelbër.
Megjithatë ai do të dalë zyrtarisht lojtar i lirë dhe pritet një garë e ashpër nga skuadrat e Superligës së Kosovës për t’i siguruar shërbimet e tij.
Olle mëson ekskluzivisht se deri më tani Haxhihamza është kontaktuar nga gjiganti shqiptar Tirana. /Gazeta Olle/


