Shuhet zjarri në bjeshkët e fshatrave Koznik dhe Zatriq të Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se zjarri i cili i kishe përfshirë bjeshkët e fshatrave Koznik dhe Zatriq të Komunës së Rahovecit, falë angazhimit të stafit të sektorit të pylltarisë, njësisë së zjarrfikëseve dhe banorëve të këtyre dy fshatrave dhe fshatrave përreth ky zjarr është shuar.

Sipas Jeton Kryeziut, përgjegjës i sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit nga rojet e pyllit të asaj pjese, është identifikuar personi i cili dyshohet për zjarrevënie të qëllimshme dhe tash e tutje në lidhje me personin e identifikuar të veproj Policia, duke u bazuar në ligjet të cilat janë në fuqi./Telegrafi/

640x74

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.