Tashmë pakujdesia e KEDS-it është bërë një gjë me të cilën jemi mësuar.
Nga do në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat e komunës tonë mund të hasim në shtylla të rrezikshme, rrjet jo të mbajtur mirë, gjë që rezulton në rrezikshmëri të lartë për qytetarët e në rastin më të keq, të fëmijëve rahovecianë.
Kështu, në fshatin Sopniq në oborrin e shkollës në këtë fshat shihet një shtyllë elektrike që vetëm sa nuk është rrëzuar, duke rrezikuar fëmijët që vijojnë mësimet në këtë shkollë.
Qytetarët thonë për Rahoveci24 se kanë lajmëruar autoritetet e KEDS-it për të rregulluar këtë problem, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.
Për shtylla të tilla Rahoveci24 ka raportuar që ekzistojnë edhe në qytet duke rrezikuar jetën e qytetarëver. /Rahoveci24/