Shtyhet vendimi për Ramush Hardinajn

Gjykata e Apelit në Colmar sot ka shtyrë për 6 prill vendimin për lirimin ose ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

“Vendimi merret me 6 prill”, ka thënë Haradinaj pas përfundimit të seancës.

“Gjykata ka vendos për informata shtesë. Vendimi i radhës më 6 prill. Jam peng politik”, ka thënë ai.

Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga Policia franceze në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.