Rahoveci24.com prej fillimi të fushatës ka arritur të mbajë paanshmërinë në raportime.
Deri tash në adresën e portalit kanë trokitur disa parti politike, ku marrëveshje për sponsorimin e aktiviteteve ka arritur vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati Visar Korenica.
Ndërkaq, partitë tjera nuk kanë arritur marrëveshje me portalin.
Sidoqoftë, partitë në komunën e Rahovecit që kanë kandidatët në garë po përdorin të gjitha metodat, edhe ato më negative të mundshme për të diktuar propagandën.
Një parti politike (e njohur për redaksinë) ka qenë mjaft aktive kohët e fundit me llogaritë e rrejshme në Facebook, apo “llogari fake” (shih foton në fund të artikullit).
Numri i llogarive të tilla të rrejshme është rritur ektremisht shumë në javën e fundit dhe Rahoveci24.com është zotuar që të bllokojë të gjitha këto llogari në mënyrë që debati të zhvillohet në mënyrë konstruktive mes antarëve të partive politike dhe çdo koment me gjuhë denigruese dhe joadekuate do të ketë pasoja deri në denoncim në Policinë e Kosovës.
Rahoveci24.com inkurajon akterët që të bëjnë fushatë fer dhe demokratike dhe të mos përdorin metoda joetike për të bërë propagandën dhe të linçojnë kundërshtarët tjerë politik.
