Shtavica: Do të jem prezent si Vreshtar, jo si drejtor – #BashkeNeFinalFour

Drejtori për drejtori të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gardalin Shtavica, me anë të një deklarate të fuqishme për Rahoveci24 ka ofruar përkrahjen ndaj ekipit të KB Rahovecit para ndeshjes më të madhe të sezonit ndaj Trepçës, e cila mund të kurorëzohet me arritjen më të madhe të sportit të qytetit.

Nëse KB Rahoveci e mposht Trepçën në duelin që zhvillohet sot nga ora 19:00 do të regjistrohet arritja më e madhe ndonjëherë për ndonjë klub nga Rahoveci, plasmani në FinalFour (gjysmëfinale) të Kupës së Kosovës në basketboll.

Dhe drejtori Gardalin Shtavica thotë se ai patjetër do të jetë prezent në këtë duel, jo për shkak se është drejtor, por si secili qytetar dhe tifoz “Vreshtar”.

Ai shton se pret nga sportisti i vitit 2016, Besnik Sharku, që ta bëjë diferencën në parket për një fitore për Rahovecin, teksa cilëson tifozët Ultras Vreshtarët si avantazh për ekipin.

“Patjetër që do të jem prezent sonte në ndeshjen nërmjet Rahovecit dhe Trepçës, e jo vetëm për shkak të drejtorisë që e udhëheqi, por edhe si adhurues i sportit. E ndjej veten “Vreshtar” sikurse çdo tifoz i KB Rahovecit. Ndeshja sonte pritet të jetë një ndeshje e fortë dhe shpresojmë që KB Rahoveci do të na sjellë fitoren dhe Final Fourin, arritje e cila do të ishte historike”.

“Pritshmëritë janë që të ketë një angazhim maksimal nga lojtarët tanë në fushë dhe posaçëriosht prs nga sportisti i vitit 2016, Besnik Sharku, që ta bëjë diferencën. Përparësi tjetër që do të jetë avantazh për neve janë tifo grupi Ultras Vreshtarët, të cilët janë në çdo herë e më shumë në numër më të madh dhe më të zëshëm në përkrahje të klubit tonë të zemrës. Ata janë lojtari i gjashtë i KB Rahovecit”, deklaroi Shtavica para duelit për Rahoveci24.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “13 qershori” në Suharekë. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.