Shtatorja e heroit Sheh Myhedinit do të ngritet përballë ish-Pro Creditit (Foto)

Rahoveci24 ka mësuar nga burime të sigurta lokacionin e propozuar për ngritjen e shtatores së heroit të kombit shqiptar, Sheh Myhedinit.

Sipas burimeve të sigurta të Rahoveci24, është hapësira përballë ish-Pro Credit bankës ku është propozuar të jetë shtatorja e heroit Sheh Myhedinit. Saktësisht lokacioni është ish-kiosku i M-Sillosit në një hapësirë rreth 50 metra katrorë.

Eshtë komiteti për Politikë dhe Financa që do të shqyrtojë propozimin e kryetarit, ku më pas sipas ligjit duhet të mbahet edhe debat publik para miratimit të këtij propozimi të kryetarit Vehapi.

Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar propozimi i kryetarit Vehapi për ngritjen e shtatores së Sheh Myhedinit, heroit të kombit shqiptar. /Rahoveci24/

Foto nga perspektiva e shtatores së heroit Sheh Myhedinit:
perspektiva

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.