Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, ka publikuar një reagim të gjatë, por mjaft të fuqishëm pas fushatës së fundit mediale kundër tij.
Ishte Berat Buzhala ai që me disa media të lidhura ngushtë me PDK-në dhe AAK-në e devijuan një postim të Visarit duke e ekzagjeruar atë, aq sa edhe kanë kërkuar nga KQZ largimin e tij nga gara për kryetar komune, në të njëjtën formë si është larguar edhe Zafir Berisha.
Tash, është vet Korenica që thotë se ai ishte një reagim emocional për shkak të krimeve ndaj palestinezëve, teksa thotë se s’ka asgjë kundër ndaj asnjë populli dhe ai nuk ka kërkuar zhdukjen e Izraelit.
Korenica thotë se fushata është organizuar pas rezultateve në terren, të cilat flasin për fitore bindëse të Vetëvendosjes në Rahovec dhe për këtë arsye rivalët politikë kanë orkestruar largimin e tij prej garës.
Ai ri-kujtoi liderët e PAN-it që të japin përgjegjësi për emërimin e ministrit kriminel, Nenad Rikalo, dhe tradhtinë që i bënë bujqve të Rahovecit duke ua lënë subvencionet në dorë një ministri me direktiva nga Beogradi.
Reagimi i plotë i Visarit: