Shpërthen bombola e gazit, 12 të lënduar në Ratkoc (Foto/Video)

Një bombolë gazi ka shpërthyer pasditën e sotme në një fshat të Rahovecit.

Indeksonline merr vesh se ngjarja ka ndodhur në një qebaptore në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Informacionet e para thonë se bëhet fjalë për 12 të lënduar, të cilët janë dërguar në qendrën me të afërt spitalore.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.