Shoqata e njohur ndërkombëtare për trajtimin e qenëve endacak, Stray Coco, ka gjetur një qen endacak duke ngordhur në Rahovec.
Shoqata ka publikuar foton në rrjetin social Facebook, ku ka kritikuar ashpër komunën e Rahovecit.
Më poshtë ju sjellim të përkthyer atë që ka shkruar kjo shoqatë:
Rahovec/Kosovë sot. Si qytetarët i lënë qentë duke i hedhur përtej dhe duke i lënë të uritur, edhe pse ne ofrojmë trajtim falas dhe ndihmë në gjithë regjionin e Gjakovë. Ne kur e kemi gjetur atë, ishte shumë vonë për ta ndihmuar, pasi qeni ishte duke ngordhur dhe ne kemi ndihmuar me anestetikë për të ndaluar vuajtjen e tij. Është në dorën e kryetarëve të të gjitha komunave që të implementojnë pronësi të përgjegjshme të qenve dhe të dënojnë ata që i hedhin përtej.
Por, qeveritë lokale dhe institucionet veterinere nuk kanë progarme për mbrojtjen e kafshëve dhe injorojnë vuajtjen e tyre në gjithë vendin. Ku do që shkon sheh qenë duke ngordhur.