Shoqata Bamirëse “Bereqeti” po vazhdon punën e saj bamirëse për të qenë sa më afër familjeve që kanë nevojë për ndihmë.
Dega e kësaj Shoqate në Rahovec ka bërë të ditur se këto ditë falë bamirësve vullnetarë ka ndihmuar 130 familje me pako ushqimore.
Këto familje u ndihmuan në qytetin e Rahovecit dhe në fshatërat përreth.
Koordinatori Abdylvahid ef. Sylka, falënderoi të gjithë donatorët, bizneset e ndryshme për ndihmën e ofruar.
