Shoferi i dehur në Rahovec gjobitet dhe mbetet pa patentë shofer, kërcënon Policinë dhe arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në mesnatësn e 2 prillit më saktësisht në ora 01:00.

Personi i arrestuar u dërgua në mbajtje, më poshtë po ju sjellim raportin e plotë të policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë derisa kishin qenë duke e trajtuar një rast të aksidentit në trafik. I dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit, andaj kanosjene ka bërë ndaj zyrtarëve policor kur ata i kanë shqiptuar fletparaqitje për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje:, shkruan në komunikatën e Policisë Rajonale të Gjakovës.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.