Lëvizja Vetëvendosje – dega Rahovec, ka reaguar ashpër pas shkyerjes së banerit krysor të kësaj Lëvizje.
Është baneri kryesor ai që u shqye te Park Plaza, pikërisht në fytyrën e kandidatit të VV-së, Visar Korenica.
Ky akt i shëmtuar ka nxitur një reagim të madh në mesin e qytetarëve që nuk duan tensione mes partive.
VV ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe ka kërkuar që partitë të distancohen nga veprime të tilla.
Ky subjekt ka bërë thirrje që të gjitha partitë të përmbahen nga këto akt edhe që gjuha paqësore të rruhet deri në fund të zgjedhjeve dhe fushata të jetë korrekte e demokratike.