Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, është shkarkuar nga pozita që ka ushtuar. 

Këtë e ka konfirmuar tashmë ish-kryeshefi Ahmeti.

Në një bisedë telefonike ai tha që nuk e ka ndonjë arsye specifike se pse ka ardhur deri tek vendimi për shkarkimin e tij, duke thënë që ky vendim është marrë nga bordi i drejtorëve i krijuar nga Qeveria Kurti.

Ahmeti, për TV Syri, gjithashtu tha se si aksionare që Qeveria e Kosovës është në ndërmarrje, e ka të drejtën të marrë këtë vendim.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.