Rahoveci24 sjellë emisionin e parë të realizimit të ri të debatit “Perspektiva”, prodhuar nga Artvision, në Rahovec, për Rahovecin dhe rreth Rahovecit.
Beatrisa Pista – Demiri është mysafirja e parë e emisionit “Perspektiva”.
Rahoveci24 ka pasur nderin të ketë të ftuarën të parë, femrën më të votuar në zgjedhjet e fundit lokale, asambleisten Beatrisa Pista – Demiri.
Ajo flet për Rahovecin, problematikat e qytetit tonë, situatën politike, karrierën e saj personale.
Por, në veçanti ajo flet rreth vrajses së një prej veprimtarëve më të mëdhenj rahovecian, vëllait të saj, Elvis Pistës, i cili ishte kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale.
Beatrisa flet për hetimet që po bëhen rreth vrasjes, ajo tregon detaje ekskluzive si dhe konfirmon përgjigjen që ka marrë nga institucionet pas letrës publike dërguar atyre një vit pas vrasjes së Elvisit.
A është vrasja e Elvisit vrasje politike dhe a do të zbulohet në prag të dy-vjetorit të rënies së tij? Për këto dhe shumë më shumë flet Beatrisa Pista Demiri në videon më poshtë:
Emisioni prodhohet nga Artvision për portalin Rahoveci24.