SHFMU “Gëzim Hamza – Piktori” me orar të shkurtuar, energjia e dobët pamundëson ngrohjen

SHFMU “Gëzim Hamza – Piktori” detyrohet që të mbajë mësimin me orar të shkurtuar, si shkak i mos seriozitetit nga KEDS-i.

Edhe pse kjo shkollë dhe DKA në Rahovec ka bërë kërkesë për të ndërruar kabllot, për të furnizuar me energji më cilësore pompën termike për të realizuar ngrohjen në këtë shkollë, duket se kërkesat e DKA-së dhe Shkollës po hasin në vesh të shurdhër.

640x74

Kjo ka shtyrë shkollën që të dalë me njoftim dhe të mbajë mësimet me orar të shkurtuar.

Në shkollë dhe DKA shpresojnë që KEDS-i shpejt do të intervenojë për të siguruar kabllot e nevojshme.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.