Asamblisti më i votuar nga radhët e VV-së, Ilir Pallqa, ka kritikuar ashpër ndërtimin e të ashtuquajturit “sheshit” në qendër të qytetit të Rahovecit.
Asamblisti i VV-së kapi një temë shumë aktuale në qytet, ku qytetarë të shumtë jo pak kanë kritikuar këtë lloj sheshi i cili e hoqi rrethin me fontanën historike me të cilën edhe identifikohej qendra e qytetit dhe e cila mundësoi qarkullimin e rregullt të veturave.
Që prej përfundimit të një pjese të punimeve, janë minimizuar hapësirat e parkingut, ndërkaq rrjedha e qarkullimit të veturave është përkeqësuar duke shkaktuar shpeshherë keqkuptime mes vozitëve dhe kolona.
Pallqa ngriti këtë shqetësim, duke thënë fillimisht se ndjeu gëzim që diçka po punohej, por jo të punohej në mënyrë të gabuar.
Shikoni videon e plotë nga ky fjalim i Ilir Pallqës në seancën e fundit të Kuvendit Komunal: