Shënoi 44 pikë në ndeshjen e fundit nga 10 treshe. Falë tij ekipi Grapeland Basketball arriti të sigurojë fitoren e parë në ndeshjen e parë historike për klubin që po mban gjallë basketbollin në Rahovec pas shuarjes së KB Rahovecit.
Supertalenti Hadis Durguti gjatë këtij sezoni po e përmbush potencialin e tij me minutazh maksimale si në Ligën e Parë ashtu edhe në Ligën e Dytë te Grapeland Basketball.
Rrugëtimi i klubit të ri Grapeland Basketball është sublim dhe i vështirë – duhen dy vite për t’u inkuadruar në Superligë, por ky klub është i përcaktuar për të lartësuar qytetin e Rahovecit në skenën e basketbollit.
E për këtë, Hadis Durguti është siguruar që fitorja e parë të vijë në Llap. Me 10 treshe të realizuara në palestrën “Hakif Zejnullahu”, Hadis Durguti tregoi se është më se i gatshëm që arsenalin e tij shpërthyes “bërthamor” ta sjellë në “Mizahir Isma” qysh nga e shtuna.
Dhe, të gjithë ata që duan ta shijojnë spektaklin e Hadis Durgutit me të tjerë talentë të Rahovecit, në një ekip që 100% përbehet nga lojtarët vendas, ndeshja ndaj KB Lipjanit zhvillohet të shtunën nga ora 20:00, e ku Grapeland do të kërkojë edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje. /Rahoveci24/