Shënoi 13 gola ndeshjen e fundit, Granit Kadiri kërkon përkrahje të dielën ndaj KH Prishtinës

Hendbollisti i KH Rahovecit, Granit Kadiri, ka folur pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit, duke shprehur mirënjohje për bashkëlojtarët dhe klubin, si dhe duke bërë thirrje për përkrahje masive në duelin e radhës kundër KH Prishtinës.

Kadiri theksoi se për të është nder të mbajë fanellën e klubit të qytetit, duke u shprehur:

osa1

“Falënderoj bashkëlojtarët për përkrahjen, stafin drejtues dhe kryesinë e klubit për mundësinë e dhënë. Është nder i madh për mua të përfaqësoj fanellën e KH Rahovecit. Si i shënova 13 gola, si nuk shënova fare – gjithmonë jap maksimumin për klubin e qytetit tonë.”

Ai shtoi se skuadra është në formë të mirë dhe se objektivi është i qartë:

“Synoj të vazhdoj me formën e mirë, jemi duke stërvitur rregullisht dhe i marrim ndeshjet një nga një. Kemi pozitë të mirë në tabelë. Ndaj KH Prishtinës ftoj krejt qytetin të na përkrahin, sepse po shkojmë drejt një rrugëtimi historik për titullin e tretë rresht të kampionit.”

💙 Granit Kadiri – KH Rahoveci
Ambicie, përkushtim dhe besim drejt historisë së re të hendbollit rahovecas.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.