Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit u shënua edhe në Komunën e Rahovecit, kjo ditë u shënua nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Rahovec në bashkëpunim me Qendrën Rinore “SHL-Kosova”.
Gjatë ligjëratës u tha se luftës kundër sëmundjes globale të kancerit, si një mundësi ideale për të rritur ndërgjegjësimin në luftën kundër kësaj sëmundjeje, si dhe për të treguar se zgjidhjet në shumicën e rasteve nuk janë të pamundura.
Ligjeratat u mbajtën nxënësve të dy shkollave të mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe “Selajdin Mullabazi-Mici” në qytetin e Rahovecit nga Koordinatori i QKMF-së.
Sipas, Dr.Qazim Cana, interesimi i nxënëseve ishte mjaftë i madhë dhe kjo u dëshmua me pyetje të ndryshme dhe qasje interaktive gjatë procesit të ligjerimit për çështje dhe tema të ngritura. DHSMS-ja dhe Qendra Rinore kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën në shumë projekte me karakter kulturor dhe shëndetësorë.