KB Rahoveci ka pësuar humbje të ngushtë nga Prizreni në palestrën “Sezai Surroi”.
Në këtë ndeshje shkëlqyen Altin Morina me 24 pikë, 6 asistime dhe 4 topa të vjedhur, shoqëruar me 20 pikë e 10 kërcime nga Monroe dhe Yarbrough me 23 pikë.
Ndeshja u karakterizua me ndryshime në rezultat.
Kjo mund të thuhet se ishte ndeshja më e mirë e këtij sezoni.
Shumë shpejt Rahoveci pritet të bëjë edhe të tjera lëvizje të rëndësishme në skuadër që do të pasojnë me rezultate pozitive dhe këto do të ndodhin para ndeshjes së ardhshme ndaj Pejës në “Mizahir Isma”, ku në tempullin mitik më 27 nëntor pritet atmosferë vullkanike ku do të fillojë seria e rezultateve pozitive të këtij sezoni.