KF Rahoveci do të presë të premtën nga ora 17:00 Lirinë e Prizrenit në startin e sezonit të ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit të Rahovecit.
Ky takim është lënë në këtë ditë sipas klubit për shkak të transmetimit në Artmotion.
Rahoveci kujtojmë se ka bërë merkato të fortë dhe do të tentojë hyrjen në Superligë, sipas trajnerit Senad Alirifa i cili deklaroi kështu ditë më parë në Rahoveci24.
E rëndësishme është që të gjithë të jenë prezent në stadiumin e qytetit të Rahovecit.
/Rahoveci24/